Kosovë-Ukrainë, super-gafë nga organizatori (FOTO)

Në ndeshjen kualifikuese për 'Eurobasket 2017' ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, organizatori i kësaj sfide ka bërë disa lëshime.

Sport

04/09/2016 08:57

Fjala është për flamujt, pasi si ai i Kosovës dhe ai i Ukrainës ishin të kthyer mbrapsht, transmeton Gazetaolle.com.

Kjo vërehet te flamuri i Kosovës pasi harta dukej mbrapsht, ndërsa tek ai i Ukrainës ngjyra e zbehtë ishte e kthyer nga tribuna kryesore, përderisa logoja e FIBA-s ishte e vendosur si duhet.

Takimi u zhvillua në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë. Ndryshe, Kosova e humbi këtë ndeshje me shifrat 63:70.