Kosovë – Shqipëri, pensionohet Dallku

Armend Dallku zyrtarisht do të pensionohet nga Kombëtarja Shqiptare në ndeshjen miqësore kundër Kosovës.

Sport

04/11/2015 13:05

Miqësorja ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, e paraparë për t’u zhvilluar më 13 nëntor në Prishtinë, do ta sjell një moment pikëllimi.

Kjo pasi Armend Dallku zyrtarisht do të pensionohet nga Kombëtarja Shqiptare.

Këtë e ka paralajmëruar vet mbrojtësi i njohur, raporton Zëri.info.

Ai ka debutuar për Shqipërinë në vitin 2005 dhe i ka zhvilluar 64 ndeshje, duke e realizuar një gol.