Kosovë – Shqipëri në Ligën e Kombeve, ja çfarë thotë Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka thënë se nuk do të preferonte një përballje Kosovë – Shqipëri në Ligën e Kombeve.

Sport

03/03/2020 17:46

Me fillim nga ora 18:00, në Amsterdam, do të tërhiqet shorti për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

Duka pak para fillimit të ceremonisë së shortit, në një prononcim për SuperSport, tha se nuk dëshiron një përballje Kosovë – Shqipëri.

Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e Ligës C, dhe shorti mund t’i vë në të njëjtin grup./Lajmi.net/