Kosovë – Mali i Zi, kur hapen dyert e stadiumit ‘Fadil Vokrri’?

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi do të masin forcat në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Sport

14/10/2019 17:11

Kjo përballje, shumë e rëndësishme për Kosovën, fillon nga ora 20:45.

Për t’u mos u krijuar tollovi e madhe te hyrja e stadiumit, dyert e tij do të hapen nga ora 18:45, dy orë para fillimit të ndeshjes.

FFK përmes një njoftimi ka treguar në detaje për hyrjen në stadiumin dhe gjërat që lejohen të merren brenda tij:

Rregullat:

  1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 18:45.
  2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:45 për të shmangur tollovinë.
  3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
  4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
  5. Gjërat që nuk lejohen në stadium do të konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

  1. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia
  2. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.