Kosovë – Greqi: Ashtu siç paralajmërohej, kontrolle të rrepta në “Fadil Vokrri”

Hyrja e tifozëve në stadiumin "Fadil Vokrri" ka nisur që nga ora 18:00, rreth tri orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Greqi.

Sport

05/06/2022 19:49

Para hyrjes në stadium, secili tifoz po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga sigurimi dhe policia e Kosovës, ashtu edhe siç njoftonte dje FFK.

Krejt kjo po bëhet për ta parandaluar futjen e mjeteve të ndaluara brenda stadiumit si armë zjarri, mjete piroteknike apo armë të ftohta.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes, tifozët dardanë kanë njoftuar se të ketë një shfaqje spektakolare në tribuna, derisa ndeshja starton nga ora 20:45. /Lajmi.net/