Kosovë – Gjibraltar: Rezultatet e kombëtareve në 5 ndeshjet e fundit, Dardanët me formë më të mirë
Kosova dhe Gjibraltari do të vihen sonte përballë njëra tjetrës, për herë të parë në histori.

Sport
Të dy kombëtaret janë prej më të rejave në botën e FIFA-s, dhe sonte ato do të përballen në një ndeshje miqësore, shkruan lajmi.net.
Por, para kësaj ndeshje, vlen të rishikohet edhe forma e dy kombëtareve, në pesë ndeshjet e fundit të tyre, ku Kosova dukshëm shihet favorite.
Gjibraltari numëron pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit, ku ka pranuar 16 gola dhe nuk ka shënuar asnjë
Gjibraltari:
Zvicër 4:0 Gjibraltar
Gjibraltar 0:6 Danimarkë
Irlandë 2:0 Gjibraltar
Gjeorgjia 3:0 Gjibraltar
Gjibraltar 0:1 Estonia
Kosova në anën tjetër qëndron shumë më mirë. Ata numërojnë vetëm një humbje, atë kundër Anglisë, dhe dy fitore e dy barazime, me një gol diferencë prej 10 të shënuara e 10 të pranuara, shkruan lajmi.net.
Kosova:
Angli 5:3 Kosovë
Kosovë 2:1 Çeki
Bullgari 2:3 Kosovë
Mali i Zi 1:1 Kosovë
Kosovë 1:1 Bullgari
Mbetet të shihet se cila kombëtare do të përmirësojë rekordin pas ndeshjes që luhet sot. /Lajmi.net/