Kosovë – Gjibraltar, ja sa pak bileta kanë mbetur për t’u shitur

Pak ka rëndësi nëse Kosova zhvillon një ndeshje miqësore apo kualifikuese, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ duket se do të jetë gjithmonë i stërmbushur.

Sport

09/10/2019 23:12

‘Dardanët’ të enjten me fillim nga ora 18:00 në ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshje miqësore me Gjibraltarin, një nga kombëtaret më të dobëta sot në botë.

Edhe pse për nga cilësia këto dy ekipe kanë dallime të mëdha, duket se për këtë ndeshje do të shiten të gjitha biletat.

Sipas asaj që figuron në ‘Tiks.app’, kanë mbetur edhe 1165 bileta për t’u shitur për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar, shkruan lajmi.net.

Një pjesë e madhe e këtyre biletave i takon sektorit ‘VIP’, kur dihet se çmimi i biletave është dukshëm më i lartë./Lajmi.net/