Kosovë – Gjibraltar: Formacioni i mundshëm i Kosovës, pritet të ketë minuta për të gjithë

Kosova sonte testohet kundër Gjibraltarit.

Sport

10/10/2019 10:23

Kombëtarja e Kosovës do të luaj sonte ndeshjen miqësore kundër kombëtares së Gjibraltarit, me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do t’i shërbej selektorit Challandes që të testojë të gjithë lojtarët dhe taktikat e përgatitura para ndeshjes me Malin e Zi.

Në këtë ndeshje pritet që të fitojnë minutat e para edhe emra si Ibrahim Dresevic e Arbenit Xhemajli.

Atdhe Nuhiu e Bernard Berisha që nuk janë paraqitur tash e sa kohë me fanellën e Kosovës mund të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre.

Rashica mund të jetë lojtari i vetëm që nuk do të rrezikohet, pasi kohëve të fundit është përballur me një dëmtim.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën startuese të mundshme, për përballjen kundër Gjibraltarit.

Ujkani; Hadergjonaj, Rrahmani, Dresevic, Paqarada; Rashkaj, Vocal; Muslija, Hasani, Bernard Berisha; Nuhiu  /Lajmi.net/