Kosovë, fakte se si një i pafajshëm u dënua me 5 vite burgim , ndërsa grabitësit u lanë të lirë (Video)

​Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili do të transmetohet të mërkurën prej orës 20:10 minuta në RTK1, do të shfaqet një hulumtim, i cili zbulon se si prokuroria nuk ka arritur të ndjek grabitësit e vërtetë, ndërsa gjykata ka dënuar një person pa prova dhe dëshmi të mjaftueshme.

Lajme

15/09/2015 20:18

Hulumtimi, përmes një audio-incizimi nxjerrë një shesh marrëveshjen e dy të dënuarëve për këtë grabitje, për të cilën janë dënuar Vullnet Berisha dhe i mituri me nofkën Beshi. Të dy këta të akuzuar, ishin mbrojtur në heshtje gjatë procesit gjyqësor. I mituri Beshi, në bisedën e zhvilluar dhe të regjistruar në audio-incizim, i thotë Vullnet Berishës, se po t’i kallëzonte ai grabitësit e vërtetë në gjykatë, ai do të pranonte fajësinë për vete dhe të tjerët, ndërsa do të dëshmonte se Vullneti nuk ka lidhje me grabitjen. “Beshi: …Ti kishe kallxu, unë kisha kallxu, po unë kom thanë, nëse ti qohesh kallxon thu e ka ba Beshi me qita, qita, qita… Jon faktet. Unë e pranoj, unë kom thanë, ti qu kallxo, unë e pranoj. A për që po t’i qet Beshi t’partë kurrë e për jetë, atë sen e din Vullnet fortë mirë…”

Beshi i thotë Vullnetit, i cili është dënuar me 5 vite burgim për këtë grabitje, se ai po i dhimbset sepse është dënuar “pa bigari hak”. “A të kom thanë, ti e pranon, po ti mu ke dhimtë që i ke hangër qato vjet pa bigari hak. Unë të kom thanë, po mirë e ki, ama ti s’je kanë, ki mungu, edhe ti ke mungu edhe Bajram Kumava… Aty gjyqi u majt 10 minuta edhe u kry ajo farë pune…”

Ky hulumtim i emisionit “Betimi për Drejtësi” shfaq dështime të organeve të hetuesisë, të cilat nuk kanë siguruar provat e nevojshme për të vërtetuar saktë dhe drejtë gjendjen faktike rreth kësaj grabitje, gjithnjë në bazë të dispozitave ligjore. Për më tepër shikone promon e këtij emisioni.

YouTube player