Kosovë – Danimarkë, në bileta është shtypur gabimisht ora e fillimit të ndeshjes
Përfaqësuesja e Kosovës të enjten me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Kombëtaren e Danimarkës.
Sport
Kosovë – Danimarkë, organizatori ia huq orës së fillimit të ndeshjes
Danimarka e udhëhequr nga Christian Eriksen, të mërkurën ka mbërritur në Prishtinë, ku ka zhvilluar edhe një stërvitje para ndeshjes.
Kompania të cilës i janë besuar shitjet online të biletave të ndeshjes Kosovë – Danimarkë, ka bërë një lëshim duke gabuar orën e fillimit të ndeshjes.
Fotografi të shumta të biletave kanë treguar se në to shkruan se ndeshja fillon në orën 18:00, por në fakt ndeshja nis një orë më vonë.
Shpresojmë se ky gabim të mos krijoj huti te tifozët./Lajmi.net/