Kosovë – Bullgari, sa herë ka referuar Mazeika, bullgarët kanë fituar

Kosova do të përballet sonte nga ora 20:45 me Bullgarinë.

Sport

25/03/2019 13:38

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë historike në kualifikimet për Kampionati Evropian (EURO 2020).

Por, pak para ndeshjes, një statistikë e hidhur ka arritur për Përfaqësuesen tonë, raporton lajmi.net.

Ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë do ta drejtojë gjyqtari nga Lituania, Gediminas Mazeika, i cili deri më tash i ka drejtuar tri ndeshje për bullgarët

Lituanezi e ka drejtuar ndeshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Luksemburgut, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, të cilën e kanë fituar me rezultat 4:3.

Një ndeshje tjetër ka qenë ajo e skuadrës bullgare, CSKA, kund skuadrës Cliftonvil në kuadër të Ligës së Evropës, e fituar nga bullgarët me rezultat 3:0, ndërsa ndeshja e tretë ka qenë ajo e vlefshme për eliminatoret në Ligën e Kampionëve, Litex – Mogren, e fituar nga bullgarët me rezultat 2:1. /Lajmi.net/