Kosovë – Angli, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshje së shumëpritur mes Kosovës dhe Anglisë, e fundit sa i përket kualifikuesve për Kampionatin Evropian 2020.

Sport

17/11/2019 16:41

‘Dardanët’ nuk kanë asnjë gjasë për kualifikim pas humbjes ndaj Çekisë, ndërsa ‘Tre Luanët’ e kanë të siguruar plasmanin në Euro 2020.

Bernard Challandes vazhdon ta përdorë me skemën e njëjtë 4-2-3-1 me një ndryshim nga ndeshja e kaluar, ku Dresevic luan në pozitën e Rashkajt.

Edhe Gareth Southgate ka vendosur që t’i jap minutazh lojtarëve që kanë luajtur më së paku në grumbullimet me kombëtaren.

Ndeshja fillon në orën 18:00, kurse më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Kosovë

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; V.Berisha, Dresevic: Hadergjonaj, Celina, Rashica: Nuhiu.

Angli

Pope; Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chillwell; Rice, Winks, Oxlade-Chamberlain; Sterling, Kane, Hudson-Odoi. /Lajmi.net/