Kosovë, 50 milionë euro “të hyra” nga Lindja e Mesme

Bashkim Zeqiri, ekspert për zbulimin e financimit të terrorizmit, thotë se në Kosovë ekziston një bazë ligjore solide për mbrojtje nga financimi i terrorizmit. Por, sipas tij, problem është mungesa e vullnetit politik. 

Lajme

19/08/2014 23:48

“Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksohet në disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t’i qasen apo të merren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mbikëqyrje”, tha Zeqiri për emisionin “Betimi për drejtësi” të transmetuar në RTK.

“Vetëm vitet e fundit, sipas vlerësimeve që i kemi bërë, dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet e Lindjes së Mesme. Këto janë mjete që duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze”, tha ai.