Kosovari Shani Dërmaku ambasador i Serbisë në Sllovaki
Serbia ka emëruar një kosovar ambasador në Republikën e Sllovakisë. Ambasadori i Serbisë ne Batsillavë është Shani Dermaku. Ai ka trashëguar këtë vend nga Radmila Hrustanoviq.

Lajme
Demaku është shqiptar i lindur në Mitrovicë të Republikës së Kosovës. Ambasadori i ri i Serbisë në Sllovaki para ca ditësh është pranuar edhe nga presidenti Sllovak Ivan Gasparovic të cilit i janë dorëzuar letrat kredenciale.
Kush është ambasadori Shani Dërmaku?
Ambadori i Serbisë në Sllovak Shani Dërmaku është nga Mitrovica e Republikës së Kosovës i lindur më 21 dhjetor 1953.
Dërmaku është poliglot i cli pos gjuhës shqipe, njeh dhe flet mirë edhe serbishten, anglishten, gjermanishten dhe italishten pasi ai kishte ka kaluar një karrierë në disa vende perëndimore si në Gjermani, Amerikë e vende tjera, në misione diplomatike.
Karriera diplomatike:
– 2012 -2013. Asistent Ministër i Punëve të Jashtme – Sektori për Çështje Konsullore , Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë –
– 2011-2012 – Zëvendës ndihmës i ministrit të Punëve të Jashtme – Sektori për Çështje Konsullore, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë –
– 2007-2011 – Koordinator për sistemin e vizave Shengen në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Konsullore dhe të Diasporës, MPJ e Republikës së Serbisë
– 2006-2007 – Drejtor i Partneritetit për Paqe , Drejtorisë MPJ të Republikës së Serbisë
– 2006 – Drejtoria NATO, MPJ e Republikës së Serbisë
– 2002-2006 – Ministri Këshilltar, MPJ, Republika Federale e Jugosllavisë
– 1999-2002 – Zëvendës Drejtor i Drejtorisë për Çështje Konsullore, MPJ, Republika Federale e Jugosllavisë – Ministër Këshilltar;
– 1996-1999 – Konsulli i Përgjithshëm, Konsullata e Përgjithshme e RFJ-së në Mynih;
– 1994-1996 – Konsull / Këshilltar, Konsullata e Përgjithshme e RFJ-së në Mynih
– 1993-1994 – Konsull në krye të Konsullatës së Përgjithshme të RFJ-së në Mynih
– 1990-1993 – Konsull , Konsullata e Përgjithshme e RSFJ / RFJ-së në Mynih
– 1988-1990 – Sekretariati Federativ i Punëve të Jashtme të RSFJ-së – Departamenti për Hulumtim dhe Dokumentim – Sekretari i parë
– 1984-1988 – anëtar i delegacioneve kombëtare ( para Ambasadës së RSFJ-së në Uashington DC ) në sesionet vjetore dhe gjysmë- vjetore të Bankës Botërore, FMN-së dhe Inter – Amerikane Banka e Zhvillimit të
– 1984-1988 – Ambasada e RSFJ-së në Uashington DC – Atashe;
– 1982-1984 – Sekretariati Federativ i Punëve të Jashtme, e RSFJ-së – Departamenti për Hulumtim dhe Dokumentim – Atashe ;
– 1981-1982 – praktikant, Sekretariati Federal i Punëve të Jashtme, e RSFJ-së. (PreshevaJonë)