Kosovari që iu bashkua “Përputhen” njihej me Tean dhe Melisën?

Fotografitë e fundit japin sinjale se kosovari që iu bashkua "Përputhen" njihej me Tean dhe Melisën.

ShowBiz

16/01/2021 12:01

Në puntantën e fundit të “Përputhen” iu bashkuan edhe disa konkurrentë të rinj, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ishte edhe një 24-vjeçar nga Kosova, i lindur në Amerikë.

Andi i ri me të hyrë në emision tregoi haptas pëlqimin për Tean, ani pse kjo e fundit ka vendosur të dalë vetëm me Andin.

Por, disa fotografi që po qarkullojnë në rrjet, tregojnë se Andi i ri njihej me Melisën dhe Tean edhe para emisionit.

Kjo ngase ai ishte bashkë me to në ditëlindjen e këngëtarit Ardit Çuni, ndejë të cilën e organizoi para pak javësh. /Lajmi.net/