Kosovari merr peng aeroplanin në Gjermani
Një kosovar ka marrë peng një aeroplan me 75 udhëtarë në Gjermani. Aeroplani është nisur nga Mynheni në Budapest, kurse sulmi i kosovarit ka bërë që aeroplani të kthehet aty nga është nisur.
Bota
28 vjeçari me incialet M.H. ka sulmuar stjuardesën 50 vjeçare, sulm ky që ka detyruar kthimin e aeroplanit në vendin ku ishte nisur – Mynhen, e jo në desctinacionin Budapest.
Para se ta sulmonte stjuardesën, ai është fjalosur me të. Pas fjalosjes, ai e kishte kapur 50 vjeçaren, i kishte vendosur një mjet të mprehtë në fyt si kërcënim dhe ishte futur me të në tualet.
“Ishte një pengmarrje e shkurtër në bord” – ka deklaruar zëdhënësi i prokurorisë në Landshut për bild.de.
Pas aterrimit, tre stjuardesa kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kurse policia është futur në aeroplan dhe ka arrestuar kosovarin, i cili nuk kishte rezistuar fare.
Sipas mediave gjermane, gjithë këtë rrëmujë pengmarrësi e kishte shkaktuar pasi nuk ishte i kënaqur me vendimin e autoriteteve gjermane, të cilat ia refuzuan kërkesën për azil në këtë shtet.