Kosovari kapet me 1 kg heroinë duke e futur nga Holanda në Francë (Foto)

Doganierët në Dijon të Francës kanë konfiskuar pak më shumë se një kilogram heroinë mëngjesin e 29 janarit. Droga ishte fshehur në karriget e një automjet të regjistruar në Holandë.

Lajme

02/02/2016 09:51

Mediat franceze sot kanë raportuar se të premten doganierët kanë ndaluar një automjet të regjistruar në Holandë, ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të drogës, transmeton lajmi.net.

Shoferi, një shtetas holandez i lindur në Kosovë, u ka thënë autoriteve se vinte nga Holanda dhe po shkonte në Kosovë për të vizituar familjen.

aa

Kërkimet në automjet kanë bërë që fillimisht të haset një telefon me 4 kartela. Më pas doganierët gjatë kontrollit më të thellë, në mbështetësen e pasme të pasagjerëve kishin gjetur edhe një paketim.

Ndërsa, një pako tjetër sipas autoriteteve franceze është gjetur në pjesën e prapme të dosjes shoferit.

aaa

Në të dy pakot ka rezultuar të ketë pasur drogë të llojit heroinë.

Personi të cilit i është gjetur droga në sasi prej 1 kg e 105 gr, është arrestuar. /lajmi.net