Kosovari i Austrisë që s’jeton pa vjedhur
Një shqiptar i Kosovës, 36 vjeçar, që jeton në Austri për rreth dhjetë vjet, gjysmën e kësaj kohe e kaloi në burg, për një seri vjedhjesh. Ai u kap sërish nga policia e Gracit, në një vepër të tillë, pak kohë pasi u lirua nga burgu.

Lajme
Ai i është kthyer burgut sërish, vetëm disa muaj pas lirimit të fundit, raportojnë mediat austriake.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ai u lirua nga burgu, pas një vuajtje të gjatë dënimi.
Por këtë fundjavë ai u paraqit sërish te portat e burgut.
Ai dhe një bashkëpunëtor i tij në natën e së shtunës kishin thyer një lokal në rrugën Graz-St, Peter. Policia arriti në vendngjarje duke arritur që të ndalojë 36 vjeçarin, kurse bashkëpunëtori i tij, arriti t’u shmanget forcave të rendit.
Autori është i njohur për policinë e Gracit, pasi ai u arrestua për herë të tretë për vjedhje, që nga viti 2006.