Kosovari dënohet me 5 vjet burg për përdhunimin e dy vajzave daneze

Fisnik Kriezi me origjinë nga Kosova, ishte dënuar me 8 vjet burg dhe dëbim nga Danimarka për dhunimin e dy vajzave daneze. Por pas ankesës, gjykata vendosi të ja ul dënimin në 5 vjet dhe të suspendojë vendimin për dëbim nga Danimarka. 

Lajme

19/05/2014 00:12

Fisniku i cili kishte shkuar të jetonte në Danimarkë kur ishte vetëm 8 vjeç, e që tani ka 23, fillimisht ishte akuzuar se kishte dhunuar 4 vajza, derisa me njërën prej tyre ishte në lidhje dashurie. 

Por pas konsultimit të dëshmive, ai u gjet fajtor për dhunimin e vetëm dy vajzave, njëra 14 dhe tjetra 16 vjeçe, kur Fisniku vetë ishte 18 vjeç, raporton gazeta daneze BT. 

Gjykata këtë të martë, gjithashtu vendosi se Fisniku, obligohet që të paguaj 10 mijë dhe 13 mijë euro kompensim për dëmin moral që u ka shkaktuar të dhunuarave.