Kosovarët të lumtur, të 34-të në botë e të parët në rajon

Kosova renditet në vendin e 34-të në botë, sa i përket lumturisë. Një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë e që është 20 marsi, Kosova zuri vendin e 34-të. Kjo paraqet renditjen më të lartë në rajon, teksa Shqipëria është renditur e 83-ta, Maqedonia e…

Lajme

21/03/2023 10:42

Kosova renditet në vendin e 34-të në botë, sa i përket lumturisë.

Një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë e që është 20 marsi, Kosova zuri vendin e 34-të.

Kjo paraqet renditjen më të lartë në rajon, teksa Shqipëria është renditur e 83-ta, Maqedonia e Veriut e 87-ta, Mali i Zi i 67-të dhe Serbia e 45-ta, transmeton lajmi.net.

Për të gjashtin vit me radhës, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë, e pasuar nga Danimarka dhe Islanda.

Vendet nordike të gjitha kanë rezultate shumë të mira në treguesin që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës./Lajmi.net/