Kosovarët të bindur në fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë (Foto/Video)

Ndeshja e Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Europian i cili do të mbahet në Francë vitin e ardhshëm, është ndeshja më e rëndësishme e kombëtares shqiptare të zhvilluar deri më tani.

Sport

07/10/2015 14:24

Kjo ndeshje përveç që vlerësohet si shumë e rëndësishme për kualifikim e Shqipërisë, të veçantë e bënë edhe kundërshtari i saj i së enjtes, Serbia.

E kaluara historike mes dy popujve, këtë ndeshje e bën të shihet për tej lojës së futbollit.

Raportet jo të mira mes dy popujve u panë edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Beograd, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar nga tifozët dhe disa lojtarë serbë, ndaj futbollistëve të Shqipërisë.

Por, për ndeshjen e së enjtes kosovarët të cilët kanë qenë ndër tifozët më ta zjarrtë të kombëtares shqiptare presin fitore të sigurt.

VOX2

Disa nga qytetarët të anketuar nga lajmi.net,  gjatë ditës së mërkurë në sheshet e Prishtinës, janë shprehur të bindur se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen kundër Serbisë, pasi sipas tyre kombëtarja shqiptare ka më shumë kualitet në skuadër.

VOX4

Ata po ashtu besojnë që ndeshja do të kalojë pa ndonjë incident, pasi siç shprehen, shqiptarët do të tregojnë vlerat e mirëpritjes dhe do të dëshmojnë se nuk janë si serbët.

VOX3

Për të mësuar më shumë për pritjet e qytetarëve të Kosovës për ndeshjen Shqipëri-Serbi klikoni në video.

YouTube player