Kosovarët shpenzojnë 8 milionë euro në vit për shërim jashtë vendit

Niveli i ulët i shërbimeve shëndetësore në institucionet publike ka bërë që qytetarët e Kosovës të shpenzojnë afër 80 milionë euro për të marrë shërbime shëndetësore jashtë vendit.

Lajme

10/03/2015 19:39

Këto shifra i ka bërë të ditur Komiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, nxjerrë nga një hulumtim që i ka bërë këtij fenomeni, raporton KTV.

Mirsad Shkreta, nga Komiteti për shëndetësisë në VV, thotë se arsye për këtë është neglizhenca e qeverisë për të funksionalizuar këtë sektor dhe humbja e besimit të qytetarëve.

Se ngritja e cilësisë në sektorin e shëndetësisë nuk është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë thonë edhe anëtarë të Komisionit parlamentar që mbikëqyrin këtë sektor.

Në të dhënat që ka marrë KTV-ja nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në vitin 2014, për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, kanë aplikuar 1,850 qytetarë, kanë përfituar 890 persona, ndërkaq janë shpenzuar rreth 8 milionë euro, raporton KTV.