Kosovarët për pavarësi ia mësyjnë Durrësit
Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit. Për bashkëkombësit nga Kosova, Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si…

Lajme
Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.
Për bashkëkombësit nga Kosova, Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.
Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi.
Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit.