Kosovarët ofendohen nga skeçi në emisionin e Marinës, që tallet me mundin e luftëtarëve të Kosovës në luftë

Kosovarët ndjehen të ofenduar nga skeçi në emisionin "Kalifornia", i cili tallej me mundin e luftëtarëve gjatë luftës në Kosovë.

ShowBiz

11/10/2019 16:59

Marina Vjollca ka bërë së fundi rikthimin e bujshëm në ekran, pas një kohe të gjatë pauzë, shkruan lajmi.net.

Ajo erdhi me emisionin “Kalifornia”, në të cilin nuk mungojnë mysafirët dhe skeçet nga kasti i angazhuar për këtë program.

Ani pse rikthimi i Marinës u prit mirë, një skeç në mbrëmjen e parë të këtij emisioni bëri shqiptarët e Kosovës të ndjehen të ofenduar.

Një nga aktoret që po luante rolin e Shotë Galicës, ankohej se pushtetarët nuk ia kanë bërë varrin si duhet, po ashtu shton se burrat e Kosovës nuk kanë bërë asgjë gjatë luftës.

“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”, thotë aktorja.

E ky skeç bëri që teleshikuesit nga Kosova të ndjehen të ofenduar nga mënyra se si u ironizua me një temë të tillë.

Për të parë këtë skeç, klikoni në videon e mëposhtme, nga minuta 43. /Lajmi.net/

YouTube player