Kosovarët në dashuri me futbollin, 11 mijë bileta të shitura në një orë për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Kosovarët kanë treguar edhe njëherë dashurinë e tyre për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës në futboll.

Sport

11/03/2019 18:08

Kosova do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë për kualifikimet e kampionatit evropian 2020, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalur në shitje ‘online’ në uebfaqen tiks.app, ku në një orë janë shitur rreth 11 mijë bileta, raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Diturie Hoxha, zyrtare e FFK për medie, e cila ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe rreth 2 mijë bileta në shitje.

Kosova paraprakisht do të luaj edhe një ndeshje me kombëtaren e Danimarkës, e cila do të jetë vetëm miqësore, por që gjithashtu pati interesim të madh nga futbolldashësit në Kosovë. /Lajmi.net/