Kosovarët mbi 60-vjeç mund ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Lajme

07/07/2022 09:58

“Ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC.”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje është theksuar se vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje./Lajmi.net/