Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Vanuatun

Është nënshkruar në Bruksel marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Vanuatus.

Lajme

19/05/2014 19:27

Ceremonia e nënshkrimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmejt vendit tonë dhe shtetit të Vanuatus është bërë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

Nënshkrimin e Marrëveshjes e bënë ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj, dhe ambasadori i Vanuatus në Belgjikë, komisionar i lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjykatën e St James, Roy Mickey Joy.

Akti i nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike hap një kapitulli të ri të ndërtimit të raporteve bilaterale, si dhe ofron perspektivë në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Vanuatus, transmeton KosovaPress.

Republika e Vanuatus është shtet në Paqësorin e largët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me 28 prill 2010.