Kosova vazhdon stërvitjet për ‘finalen’ kundër Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së hënës kundër Malit të Zi.

Sport

12/10/2019 12:31

‘Dardanët’ janë paraqitur në stërvitje në mëngjesin e së shtunës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova të hënën në ‘Fadil Vokrri’ pret Malin e Zi, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2020.

Gjasat për kualifikim për Kosovën janë vështirësuar pas fitores së Çekisë në Pragë kundër Anglisë të premten mbrëma.

Kosova tani ka nevojë për shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit për kualifikim në Euro 2020./Lajmi.net/