Kosova U20 pëson tre humbje në turneun në Maqedoninë Veriore

Kosova U-20 ka përfunduar turneun tre ditor në Shkup të Maqedonisë Veriore, ku ka zhvilluar tri ndeshje miqësore për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Sport

23/06/2019 20:59

Basketbollistët e Kosovës në ditën e tretë kanë pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 78:33 (25:4, 24:9, 17:14, 12:6).

Kapiteni i Kosovës, Dardan Kapiti, ishte edhe në këtë ndeshje më i dalluari me 14 pikë dhe shtatë kërcime.

Faktikisht kjo ndeshje është dashur të zhvillohet nga ora 20:15, por është ndërruar nga organizatorët, derisa sfida Maqedonia Veriore-Rusia, e përmbyll këtë turne.

Kosova në ditën e parë kishte pësuar nga Rusia me rezultat 77:43, kurse në ditën e dytë ishte mundur nga Maqedonia Veriore 77:55.

Sidoqoftë, këto ndeshje do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës U-20 (M), Ibrahim Karabegu për të komponuarsa më mirë ekipin për Evropianin, që zhvillohet në Portugali nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.  /Lajmi.net/