Kosova U20 përfundon në vendin e 18-të në Evropian

Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë përfunduar në vendin e 18-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që u mbajt në Portugali.

Sport

21/07/2019 19:45

Në ndeshjen për vendin e 17-të kanë pësuar nga Rumania me rezultat 66:56, në një ndeshje me shumë kthesa.

Dardanët e rinj janë munduar të përfundojnë Evropianin me fitore, por nuk e arritën qëllimin, derisa kështu e përfunduan në vendin e 18-të nga 21 Kombëtare sa kanë marrë pjesë.

Ndaj Rumanisë, Leon Neziri, realizoi 12 pikë, derisa Dardan Kapiti dhe Rilind Krasniqi kontribuuan me nga 10.

Kosova gjat ëkëtij Evropiani shënoi dy fitore, ndaj Armenisë dhe Luksemburgut, si dhe pësoi pesë humbje, prej tyre katër në grupe.  /Lajmi.net/