Kosova U17 shënoi fitore në miqësoren kundër Luksemburgut

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar sot si mysafire e Luksemburgut, me rezultat 2:0.

Sport

04/09/2019 09:59

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit treguan lojë të mirë në këtë miqësore dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores me golat e shënuar nga Justin Gjergji, në minutën e 60-të dhe Muharrem Merovci, në minutën e 80-të.

Kësaj radhe të gjithë lojtarët e ftuar ishin nga Evropa. /Lajmi.net/