Kosova U17 pëson humbje edhe nga Tanzania

Gjenerata U17 e Kosovës nuk po kalon aspak mirë në ‘Mercees Benz Aegean Cup International Youth Tournament’.

Sport

17/01/2020 19:25

Djelmoshat e rinj të Kosovës kanë pësuar edhe humbjen e radhës, kësaj radhe kundër Tanzanisë, me rezultatin 4:2, shkruan lajmi.net.

Kosova kishte pësuar humbje edhe kundër Turqisë, me rezultatin 1:0.

Kurse, ndeshjen e fundit në grupin e saj, Kosova e luan më 19 janar, kundër kombëtares së Irlandës, e cila sonte pësoi nga Turqia. /Lajmi.net/