Kosova – Sllovakia, 5-shet e para

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ndeshet me Kombëtaren sllovake ne kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sport

20/02/2021 19:02

“Dardanët” kërkojnë fitore me çdo kusht në mënyrë që të shfrytëzojnë  “dhuratën” që ua bëri Islanda në Prishtinë duke mposhtur Luxemburgun, transmeton lajmi.net.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në rast të fitores, Kosova mund të kualifikohet tutje, por kujtojmë se Slovakia kishte mundur Kosovën në ndeshjen e parë me rezultat të thellë, 91-67, kështu që do të jetë e vështirë.

Në grupin B ku bën pjesë Kosova, tani Islanda është kualifikuar tutje dhe të gjithë sytë tani janë në ndeshjen e Kosovës.

5-shet startuese./Lajmi.net/

Kosova: Drilon Hajrizi, Dardan Berisha, Divine Myles, Fisnik Rugova dhe Zelnelaj.

Sllovakia: Ihring, Abraham, Pavelka, Krajcovic dhe Brodziansky.