Kosova shtet i “kushtëzimeve” (Video)

21:39 | 14 Korrik 2016

Kryeministri i Kosovës për herë të parë e ka përmendur Demarkacionin si kusht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk dëshirojnë të themelojnë ushtri në një vend që ka probleme kufitare me një shtet fqinjë.

Deklarata e kryeministrit Mustafa ka ngjallur reagime të ndryshme.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Visar Ymeri thotë se pavarësia e kushtëzuar e solli shtetin me kushtëzime.

Për Valdete Bajramin nga Nisma për Kosovën, kryeministri Mustafa me këto deklarata siç i quan ajo skandaloze po i fyen qytetarët. Ajo thotë se në pamundësi për të formuar Ushtrinë ai po jep deklarata të këtij lloji.