Kosova shkruan historinë në kërling

Kombëtarja e Kosovës në kërling ka shënuar fitoren e parë në histori të saj në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Sport

13/10/2019 16:44

Kombëtarja jonë mposhti Nigerinë 9:3, e cila po ashtu debutoi në këtë botëror.

Garuesit Mirjeta Shatri, Erik Shabaj, Eldena Dakaj dhe Peter Andersen, po e përfaqësojnë Kosovën, bashkë me trajnerët Meriton Zeneli dhe Judy Russell.

Dje garuesit tanë humbën takimin me Sllovakinë, me rezultat zyrtar, pasi shkaku i problemeve me vizë arritën me vonesë në Skoci.

Krahas Sllovakisë e Nigerisë, në grup me Kosovën janë edhe Kanada, Bjellorusia, Estonia, Gjermania dhe Hong Kongu. /Lajmi.net/