Kosova shënon rekord në renditjen e FIFA-s

13:47 | 24 Nentor 2018

Muaji nëntor mund të llogaritet një nga muajt më të mirë në histori të Përfaqësueses së Kosovës.

‘Dardanët’ kanë arritur që këtë muaj të shënojnë dy fitore të rëndësishme, që ua mundësuan vendin e parë në grupin 3 në Ligën D.

Kosova në ndeshjen e parë të muajit nëntor, mposhti 0-5 Maltën, ndërsa tre ditë më vonë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me paraqitje spaktakolare fitoi 4:0 ndaj Azerbajxhanit.

Këto dy fitore, pritet të ngritin lartë Kosovën në renditjen e FIFA-s që do të publikohet nesër (e diel, 25 nëntor).

Kosova do të ngritët për gjashtë pozita, nga vendi 137 në vendin 131. Rekord ky për ‘Dardanët’./Lajmi.net/