Kosova shënon fitore ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Kombëtares së Turqisë.

Sport

12/01/2022 20:58

Pas dy humbjeve ndaj Greqisë, “Dardanët” nisën këndelljen në Prishtinë duke mposhtur Turqinë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy skuadrave, që u mbyll me rezultat 13 – 13.

Ndërkohë, në 30 minutëshin e dytë, Kosova dominoi në çdo aspekt duke fituar me rezultat 13 – 11 dhe përfundimtari që doli të jetë 26 – 24.

Për më shumë ndiqni festën e Kosovës pas kësaj fitore të madhe./Lajmi.net/