Kosova rrezikohet nga Maqedonia! Masa të rrepta të sigurisë ndaj këtij shteti

​Përveç zgjatjes së orarit deri në 12 orë punë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sigurimin 24 orësh të Kishave dhe objekteve tjera të kulteve fetare, gjatë festimeve të Pashkës katolike dhe ortodokse në vend, Policët e Rajonit të Gjilanit, Prizrenit dhe Ferizajt janë të obliguar të sigurojnë edhe rrugët kryesore e ato dytësore që çojnë drejt Maqedonisë dhe anasjelltas.

Lajme

14/04/2017 12:36

Alarmet e sigurisë në vend janë rritur në maksimum nga frika për sulme të mundshme terroriste, gjatë festimeve të Pashkëve katolike e ortodokse. Kryeministri i vendit, një ditë më parë ka thirrur Këshillin e Sigurisë, derisa Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka kërkuar kujdes dhe vigjilencë në maksimum nga shtetasit e saj në Kosovë.

Megjithatë, obligimet e Policisë, për këto ditë, nuk janë vetëm kaq. Rajonet policore të Ferizajt, Prizrenit dhe Gjilanit, kanë marrë urdhra shtesë për urgjencë nga Drejtoria Qendrore e PK-së në Prishtinë.

Pjesëtarët e këtyre rajoneve të Policisë, janë obliguar edhe t’i mbulojnë me Polici të gjitha rrugët kryesore që çojnë në drejtim të Maqedonisë dhe të kontrollohen të gjitha veturat dhe njerëzit në to, duke u mbajtur shënime dhe më pas ato tu përcjellën njësive të inteligjencave rajonale.

Përveç rrugëve kryesore, këta pjesëtarë obligohen të sigurojnë edhe të gjitha rrugët sekondare që çojnë po ashtu për në territorin maqedonas, e posaçërisht ato që qojnë në kishat më të afërta.

“Policët gjatë këtyre ditëve të cilët janë angazhuar në këto aktivitete duhet medoemos të mbajnë në trup jelekun antiplumb, dhe kuptohet pajisjet tjera policore”, thuhet në urdhrin për veprime emergjente.

“Të shtohet sa më shumë kontrolli nga eprorët e stacioneve dhe gjithsesi të ketë epror kujdestarë në detyrë në të gjitha drejtoritë”, është urdhri tjetër për PK-në, që tutje obligonë Drejtorinë e Njësisë Speciale të asistojë kufijtë me dronë.

Kurse se fundi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Sipas grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

“Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Këshilli për Siguri i Kosovës. /Lajmi.net/