Kosova pret portin e falur nga Shqipëria

Shqipëria ia ka dhuruar Kosovës portin e Shëngjinit. Me këtë gjest do të gëzohen shumë shqiptarë të Kosovës, si dhe ky gjest i Tiranës zyrtare mund të ndikojë në ekonominë e Kosovës, por dhe atë të Shqipërisë.

Lajme

18/02/2014 13:58

Pak pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, Shqipëria fqinje deklaroi se Kosova mund ta konsiderojë si pronë të saj Portin e  Shëngjinit, i cili njëherësh është porti “më i afërt me Kosovën”, rreth 125 kilometra.

Ky gjest i Tiranës zyrtare do të thotë shumë për popullsinë shumicë shqiptare të Kosovës, të cilët tashmë do të kenë dalje në det.

Ekonomitë e të dy vendeve janë të dobëta- ekonomia kosovare akoma bart pasoja e luftës, ndërkaq, njëjtë sikurse Kosova edhe Shqipëria shumicën e parave i merr nga remitencat që dërgojnë emigrantët – dhe kjo besohet se do të stimulojë ekonominë kosovare, duke bërë që ajo të ketë një stabilitet më të madh.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur “hapjen e faqes së parë të kapitullit të ri me Kosovën”, dhe ka thënë se do të bashkëpunohet në shumë fusha, si në energji, siguri, turizëm dhe shumë fusha të tjera.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, mendon se Kosova dhe Shqipëria duhet të “kenë një treg të përbashkët”,  dhe tutje duke folur për Reuters, Pacolli kishte thënë “Njerëzit janë duke u munduar që të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin… Por nëse i shikon ligjet, asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo thjesht është një listë dëshirash”, duke bërë thirrje kështu për të ndryshuar ligjet të cilat do të lehtësonin bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Anipse të dy shtetet kanë pasur të kaluara jo fort të mira, në njërën anë Shqipëria vuajti shumë kohën e komunizmit dhe në anën tjetër Kosova ishte e okupuar nga Serbia, të dyja shtetet po mundohen që të ngjallin ekonominë e tyre. Anipse ka pasur përparimi, megjithatë progresi është duke shkuar shumë ngadalë.

Porti i Shëngjinit do ta ndihmojë shumë ekonominë kosovare  por dhe atë shqiptare sepse  vetëm një pjesë e vogël e importeve detare të Kosovës vijnë nga portet e Shqipërisë.

Kosova ka vetëm 1% të importeve të Shqipërisë ndërkaq ka vetëm 8% eksport. Ndërkaq vetëm 3% e importeve të Kosovës vijnë nga Shqipëria dhe vetëm 11 % prej eksporteve kosovare kalojnë nga Shqipëria.

Ndërtimi i autostradës ka mundësuar që distanca në mes të dy vendeve të shkurtohet. Po ashtu kjo gjë mund të ndikojë në turizmin e të dy shteteve.