Kosova pëson disfatë nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar disfatë në udhëtim te Norvegjia, në kuadër të kualifikimeve për "Eurobasket 2025".

Sport

25/11/2021 21:00

“Dardanët” zhvilluan paraqitje të mirë, por vendasit morën fitoren në fund me rezultat 86-77 (17-22, 25-11, 27-19, 17-25), shkruan lajmi.net

Ndeshja nisi shumë më mirë për Kosovën që e kryen çerekun e parë me epërsi prej pesë pikëve me rezultat 17 – 22. Norvegjia nisi këndelljen në çerekun e dytë duke fituar me rezultat 25-11, derisa i përgjithshmi për këtë pjesë ishte 42-33.

Norvegjia vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë duke e mbyllur me avantazh prej tetë pikëve 27 – 19, derisa në të përgjithshmin plotë 17 pikë 69-52.

Kosova dominoi në çerekun e fundit, por nuk ia dolën që të bëjnë përmbysjen. “Dardanët” e mbyllin 10 minutëshin e fundit me tetë pikë përpara 15-25, kurse rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 86-77.

Më i dalluari te Kosova ishte Dardan Berisha me 18 pikë, ndjekur nga Erjon Krastrati dhe Muhamedali Janjeva me nga 16 sosh, derisa te Norvegjia me të dalluarit ishin Chris-Eboud Ndow me 19 pikë dhe Karamo Jaëara me 16 sosh./Lajmi.net/