Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në hartën që shpërndau Von der Leyen, reagon Doris Pack
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku ka paraqitur hartën e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania. Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova s’figuron si shtet…
Lajme
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku ka paraqitur hartën e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania.
Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova s’figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian.
S’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.
“Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.
Von Der Leyen postimin e ka bërë dje në orën dy pasdite dhe videoja ka marrë rreth 2 milionë shikime.
Today Romania and Bulgaria become full members of the Schengen area.
Congratulations to both countries.
You have shown vision, patience and determination.
You belong in Schengen.
It’s time to benefit in full from Schengen freedoms. pic.twitter.com/jHLDP1H2Zr
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 1, 2025