Kosova nuk mund të shpallet vend i sigurt i origjinës, ja arsyeja

Partia opozitare gjermane “Partia e Gjelbërt”, beson se Kosova për shkak të situatës me komunitetin rom nuk mund të shpallet vend i sigurt i origjiniës.

Lajme

11/08/2015 11:51

“Në Kosovë romët diskriminohen masivisht”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër në Bundestag, Anton Hofrajter, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë, Hofrajter ka tërhequr vërejtjen për planin që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të shpallen vende të sigurta të origjinës, duke thënë se këto janë “simbole fatkeqe të politikës”, sipas tij, duke i dhënë një status që nuk ndryshon asgjë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Zyra Federale për Emigracion dhe Refugjatë do të shikoj efektet e shpalljes së Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës si vende të sigurta të origjinës në samitin e ardhshëm për azilkërkuesit që do të mbahet në Berlin, në fillim të shtatorit.

Kujtojmë se Kryeministri Isa Mustafa i kishte shkruar Gjermanisë, duke bërë thirrje që Kosova të shpallet vend i sigurtë i origjinës, pasi sipas tij, në Ballkan nuk ka më persekutime dhe tortura.