Kosova nuk dorëzohet përball Maqedonisë

Qeveria e Kosovës do vazhdojë embargon për produket nga Maqedonia derisa kjo e fundit t’i heq taksat për produktet dhe qytetarët e Kosovës. Ministri kosovar i Financave Besim Beqaj tha se masat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë janë të padrejta dhe Kosova nuk do heq embargon për produktet maqedonase deri sa kjo e fundit…

Lajme

10/09/2013 11:56

Qeveria e Kosovës do vazhdojë embargon për produket nga Maqedonia derisa kjo e fundit t’i heq taksat për produktet dhe qytetarët e Kosovës.

Ministri kosovar i Financave Besim Beqaj tha se masat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë janë të padrejta dhe Kosova nuk do heq embargon për produktet maqedonase deri sa kjo e fundit të kthej mbrapsht vendimet e saj.

Beqaj Ministri i Financave Besim Beqaj thotë se embargoja e vendosur nga Kosova është kundërpërgjigje ndaj vendimeve të shtetit maqedon, të cilat sipas tij, përveç karakterit ekonomik pengojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë produkt nga Maqedonia, përderisa ata të heqin të gjitha masat që i kanë vënë pa të drejtë për produktet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne dje kemi thënë se dëshirojmë bashkpunim të mirë fqinjësor me të gjitha vendet”.

“Sot kur po flasim kufiri është i mbyllur nga ana e tyre por ne nuk jemi të interesuar për bllokada. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që qytetari dhe produkti jonë të nënçmohet, nga cili do vend që të jetë në rajon”.

“Ne do ta ruajmë identitetin shtetëror, do ta ruajmë interesin e qytetarit të Republikës së Kosovës dhe do ta ruajmë në masën maksimale, interesin e ekonomisë së Kosovës.”

Pikëkalimi kufitar në Bllacë në anën maqedonase është bllokuar nga dhjetra kamionë dhe disa autobus,  në shenjë revolte për masat e reciprocitetit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski për këtë shkak ka thirrur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar vendimin e taksave për qytetarët e Kosovës, dhe për embargon e Qeverisë së Kosovës.