“Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e ShBA-së”
Mimoza Kusari-Lila thotë se Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e ShBA-së, e as të BE-së. Këto deklarime ajo i bëri sonte në Debat Plus, teksa komentoi zhvillimet e fundit, përcjell lajmi.net. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së foli edhe për deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Këtë të fundit ajo e cilësoi…

Lajme
Mimoza Kusari-Lila thotë se Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e ShBA-së, e as të BE-së.
Këto deklarime ajo i bëri sonte në Debat Plus, teksa komentoi zhvillimet e fundit, përcjell lajmi.net.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së foli edhe për deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Këtë të fundit ajo e cilësoi si paksa të nxituar, ndërsa shtoi se vendimet e Kurtit nuk e kanë asnjë element të anti-amerikanizmit.
“Më duhet me ritheksu se Kosova nuk do të hyjë në sanksione as të Bashkimit Evropian as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ndër tjerash ajo.