Kosova nis stërvitjet të hënën, Giresse flet para mediave

Kombëtarja e Kosovës në futboll i nis përgatitjet të hënën (nesër) për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit. Kosova do të udhëtojë në Izrael për ta zhvilluar takimin më 25 mars, shkruan lajmi.net. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se stërvitja e “Dardanëve” do të mbahet nga ora 16:00 në Kampin…

Sport

19/03/2023 16:36

Kombëtarja e Kosovës në futboll i nis përgatitjet të hënën (nesër) për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit.

Kosova do të udhëtojë në Izrael për ta zhvilluar takimin më 25 mars, shkruan lajmi.net.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se stërvitja e “Dardanëve” do të mbahet nga ora 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Paraprakisht, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të flas për media nga ora 11:00 në Hotel Emerald.

Reprezentacioni i Kosovës në muajin mars do të zhvillojë edhe një tjetër përballje, atë kundër Andorrës, gjithashtu në kuadër të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Kosova – Andorra do të luhet më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/