Kosova nënshkruan marrëveshje me Hungarinë, për ndihmë juridike

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke do të nënshkruajnë Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Lajme

09/06/2015 09:12

Kjo është Marrëveshja e parë fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar që të dyja palët nënshkruajnë për të vijuar më tutje edhe me negocimin e Marrëveshjeve për ekstradim dhe transferim të personave të dënuar.

Me këtë Marrëveshje palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale që janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.