Kosova në krizë energjetike, dyfishi i energjisë po importohet

Që nga shpërthimi në termocentralin Kosova A dhe remontet që po bëhen në njërin nga blloqet e termocentralit Kosova B, furnizimi me energji elektrike i Kosovës, po bëhet në masë të madhe nga importi. 

Lajme

05/07/2014 20:49

Drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjuka, po shpreson në ndihmë nga shteti në mënyrë që të nisin rregullimin e blloqeve. Ai në një prononcim për KTV, thotë se nëse merret një vendim i shpejtë, të gjitha blloqet që kanë qenë duke punuar deri në qershor, mund të kthehen në funksion para dimrit. 

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se po merren të gjitha masat për të ndihmuar KEK-un për tejkalim të situatës. Ismajli ka thënë se furnizimi me energji gjatë dimrit nuk është shpresëdhënës. 

Ai ka shprehur shqetësim gjithashtu, nëse KEK-u në këtë situatë, mund t’i sigurojë pagat për 1 500 punëtorët të vet.