Kosova në grupin më të vështirë për Kampionatin evropian në futboll
Ekipi U-19 i Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian, në konkurrencën e femrave.
Sport
Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian, në konkurrencën e femrave.
Kosova do të jetë në Grupin 1 së bashku me Gjermaninë, Islandën dhe Malin e Zi, përcjell “Lajmi.net”.
Në short ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, me bashkëpunëtore.