Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi e Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”.

Sport

16/06/2020 17:44

Shorti është duke u tërhequr tani, ndërsa Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë të parë. Ndeshjet luhen në vjeshtë dhe vitin e ardhshëm

Kosova para shortit ndodhej në vazon e katërt, duke kaluar fazat parakualifikuese, falë sukseseve të viteve të fundit.
Evropiani mbahet në Hungari dhe Sllovaki në janar të vitit 2022./Lajmi.net/