Kosova në FIBA? Çmenden serbët

Asociaconi i Basketbollit të Kosovës është duke tentuar në secilën mënyrë, për tu pranuar në shtëpinë e basketbollit europian, FIBA. Mediat serbe janë shprehur shumë të irrutuar me këtë lajm, pasi nuk e kanë të qartë sesi mund të ndodhë një gjë e tillë.

Sport

24/12/2014 09:39

Pasi disa ditë jemi pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), Kosova është diku shikuar që të bëj një tjetër hap shumë të madh në drejtim të pozitivitetit në sport, pasi është shumë pranë që të pranohet në shtëpinë e basketbollit europian, FIBA.

Mediat serbe kanë mbetur të habitur me këtë lajm, pasi ende nuk e kanë të qartë sesi Kosova me këto kushte mund të pranohet në një nivel kaq të larët ndërkombëtarë. Edhe zëvendës-presidenti i KSS, Dejan Bodirog nuk mund ta pranojë këtë vendim pasi i duket si një vendim ‘slandaloz’.

Takimi i ardhshëm që do të mbahet në mars pritet të jetë vendimtar në pranimin e Kosovës në FIBA. Serbët janë duke iu frikësuar shumë këtij takimi dhe kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mos arrijë një gjë të tillë.